10 vjeçari që ka lëkurën si të gjarpërit, vuan kaq shumë pasi shpesh herë nuk mund as te ecë!

Një fëmijë 10 vjeçar nga India, njihet për lëkurën e tij prej ‘gjarpëri’.
Djaloshi indian ka një lëkurë të trashë që e mbulon gjithë trupin e tij.
Jagannath, mbiemri i të cilit nuk dihet, vuan nga kjo semundje qysh si fëmijë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
Sëmundja e tij është e pashërueshme, që do të thotë se ai nuk është në gjendje të derdhë qelizat e vjetra aq shpejt.
Lëkura e Jagannath lëkundet vazhdimisht sepse është kaq e thatë.


Ai duhet të pastrohet çdo orë dhe të lyhet me hidratues disa herë në ditë për të zbutur lëkurën e tij të dhimbshme.
Lëkura e tij është bërë aq e ngushtë sa që shpesh herë i pamundësohet të ecë, dhe i duhet një shkop që ta ndihmojë të zgjasë gjymtyrët.

Babai i Jagannath, Prabhakar Pradhan, i cili punon me bagëti nuk mund të përballojë koston e trajtimit të të birit.
“Djali im ka vuajtur këtë sëmundje që nga fëmijëria dhe nuk ka kurë për të. Unë nuk kam para të mjaftueshme për ta marrë atë për një trajtim, dhe zemra ime vuan duke parë që ai vuan me këtë sëmundje të mallkuar çdo ditë”, ka thënë babai i tij.
Htthyoza Lamellare prek më pak se një në 200,000 njerëz dhe është një nga 20 llojet e iltizozës. Ikthyoza shkaktohet nga një gjen i dëmtuar, i cili mund të shpejtojë ose ngadalësojë normën normale me të cilën rigjenerohet lëkura./Indeksonline/