09:28 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

10 vjeçari var vetën për shkak të një mesazhi që i lanë shokët e shkollës

Një 10 vjeçar nga Teksasi përfundoi duke e vrarë vetën, pas një mesazhi tmerrues që i lanë shokët e tij.

Crystal Smith tha se djali i saj, Kevin Reesee Jr ishte një fëmijë që e donte artin dhe pikturën, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, një ditë në shkollë ai u torturua nga shokët, të cilën e ngacmuan me disa fjalë.

Shokët në një tabelë i shkruan atij “Vrite veten, ti nuk përket këtu”, e pastaj filluan ta rrahin.

“Kur u kthye në shtëpi, ai po qante pse nuk mundi të luftoj kundër shokëve. Ai tha se ata djem po e rrihnin disa herë radhazi. Më 21 janar, Kevin dhe motra e tij 13 vjeçare morën autobusin e shkollës. Unë isha për punë jashtë shtetit, ishte motra e tij që e gjeti trupin e vdekur të vëllait”,  ka thënë nëna.

Ai kishte varur vetën në dollapin e rrobave të tij dhe tanimë ishte shumë vonë që të bëhej diçka. /Indeksonline/