22:41 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

10 vjeçarja bie në koma pasi që u kafshua nga një parazit

Lily Avant, 10 vjeçare ka mbetur në koma pasi që është kafshuar nga një parazit i rrallë derisa ishte duke notuar në lumin Brazos në Teksas.

Ajo është përcjellë në spital pasi që kishte dhimbje koke dhe temperaturë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Më pas ishte kuptuar se ajo kishte pasur kontakt me një lloj të veçantë paraziti, që njihet si Naegleria.

Ky lloj paraziti shkakton infeksion të trurit që mund të qoj në shkatërrimin e indeve.

Familja e vogëlushes janë duke u lutur që 10 vjeçarja të jetë e mbijetuara e pestë e këtij lloj infeksioni./Indeksonline/