15:13 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

10 vjeçarja vdes, pas një incidenti në Parkun e Lojërave në Indi (Video)

Një vajzë 10 vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga rrota që sillet në Parkun e Lojërave në Indi.

Pamjet e tmerrshme tregojnë teksa ajo rrotullohet me shpejtësi dhe një ulëse e saj goditet nga rrufeja duke e rrëzuar kështu ulësen me gjithë personat që ishin brenda.

Gjashtë persona- duke përfshirë 3 fëmijë kanë pësuar lëndime serioze gjatë këtij aksidenti.

Parku i argëtimit, ishte i mbushur me turmat e njerëzve gjatë fundjavës kur ndodhi ky incident.

Dëshmitarët okularë pohojnë se kishin vërejtur se kishte shumë rrufe dhe kishte alarmuar operatorin e rrotave, mirëpo ai nuk e kishte ndalur operimin.

Pas aksidentit, operatori u shoqërua nga vendasit dhe u rrah.

Më vonë u shpëtua dhe u dorëzua në polici./Indeksonline.