75 Mall Live Search
12:18 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

100 euro gjoba për shitësit dhe përdoruesit e mjeteve piroteknike, në Klinë

Edhe Komuna e Klinës, ka marrë vendimin për ndalimin e përdorimit dhe shitjes së paautorizuar të mjeteve piroteknike.

Në këtë vendim thuhet se ndalohet ndezja dhe përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në hapësirat publike, përkatësisht tregje, rrugë dhe zona të banuara, si edhe shitja e tyre nga persona dhe vende të paautorizuara, përcjell Indeksonline.

Madje, ndaj personave, të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ndalesë, do të gjobitet me 100 euro.

Ky vendim është i plotfuqishëm dhe ka hyrë në fuqi nga i 16-ti i këtij muaji./Indeksonline