11:54 / E Martë, 12 Prill 2022 / AR

“100 euro lëmoshë”, Haxhiu insiston në tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar ndarjen e 100 eurove për pensionistët, punëtorët dhe studentët nga Qeveria Kurti.

Ai thotë se kriza nuk lalohet me një muaj e as me lëmoshë prej 100 euro, raporton Indeksonline.

“Kriza nuk kalohet me një muaj e as me lëmoshë prej 100 euro. Ato 100 euro shpenzohen me të hyrë në shitore”, tha ai në Kanal10.

Tutje, Haxhiu shtoi se plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin Pensional duhet të ndodhë.