07:37 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

100-fishohet tarifa – 1.000 dollarë për të hyrë në “ishullin e dragonjve”

Ishte paralajmëruar fillimisht nga autoritetet lokale se ishulli i Komodos, do të mbyllej për turistët.

Por shtëpia e hardhucave më të mëdha të globit duket se do të vazhdojë të qëndrojë e hapur, vetëm se në këmbim, vizitorëve do t’u duhet të shpenzojnë shumë më tepër sesa tashti për t’i parë nga afër zvarranikët e rrallë aziatikë.

Nga 10 dollarë sa ka qenë tarifa e hyrjes në ishull deri tashti, do të bëhet 1.000 dollarë.

Vjet, Komodon e vizituan 176.000 veta, ndërkohë që një dekadë më parë, numri i vizitorëve nuk shkonte më shumë se 44 mijë.

Sipas autoriteteve vendëse turistët, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm, po ndërhyjnë në proceset e çiftëzimit të hardhucave që mund të rriten deri në tre metra.