100 futbollistët më të mirë në Botë, Reali i pa kapshëm
Me një panel ekspertësh, gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar edhe 100 lojtarët më të mirë në planet.
Listën e kryeson Luka Modric, ndërsa podiumin e plotësojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

Më pas, vijnë Kilian Mbape dhe Mohamed Salah. Ndërkohë, klubi që ka më shumë lojtarë në këtë përzgjedhje, është Reali i Madridit, me 12 futbollistë. Më pas vijnë Manchester City me 11 lojtarë, dhe Barcelona me 9 të tillë.
Renditja e ekipeve sipas numrit të lojtarëve:
12 lojtarë: Real Madrid
11 lojtarë: Manchester City
9 lojtarë: Barcelona
7 lojtarë: Juventus, Atletico Madrid
6 lojtarë: Liverpul, PSG, Totenhem, Chelsea
3 lojtarë: Bayern Munih, Napoli, Arsenal, Manchester United
2 lojtarë: Inter, Ajax, Borusia Dortmund, Lyon
1 lojtar: Lazio, Roma, Milan, Everton, Eintracht Frankfurt, PSV, Shutgart, Valencia, River Plate, Leicester