08:05 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

100 luftëtarë të Shtetit Islamik janë dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit

Rreth 100 luftëtarë të Shtetit Islamik janë dorëzuar në Raqqa të Sirisë dhe janë larguar nga qyteti gjatë 24 orëve të fundit, tha të shtunën për Reuters një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS-it

“Ne ende presim që luftimet të jenë të vështira në ditët në vijim dhe ende nuk mund të themi një datë kur Shteti Islamik do të shkatërrohet në Raqqa”, tha koloneli Ryan Dillon në një deklaratë me shkrim./AktivPress