75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 26 Mars 2024 / L K

100 milionë euro për Araujon, “dridhet” Barcelona

E ardhmja e Ronald Araujo është një nga çështjet e pazgjidhura dhe më të komplikuara që Barcelona ka në tavolinë. Mbrojtësi është i lakmuar nga disa klube të mëdha evropiane.

Bayern Munchen është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Mediat gjermane shkruajn se bavarezët kanë gati ofertën prej 100 milionë eurosh. Oferta përfshinë një mega pagë edhe për mbrojtësin uruguajan.

Një propozim i nisur nga klubi gjerman përmes një ndërmjetësi ka arritur tashmë në adresën e Barcelonës.

Barcelona ka paraqitur një ofertë rinovimi në një takim që Deco pati me përfaqësuesit e mbrojtësit.

Topi tani është në duart e lojtarit që deri më tani dhe për habinë e klubit të Barçës nuk ka patur asnjë deklarim./Indeksonline/