100 milionëshi i Liverpoolit shënon gol të bukur, por gjesti i tij pas lojës është edhe më i mirë

Darwin Nunez ka shënuar gol të bukur për Uruguajin. Një asist të bukur të Luis Suarez, Darwin e konkretizoi në gol.
Pas ndeshjes, 100 milionëshi i Liverpoolit ia dedikoi golin dhe fitoren lojtarit të Barcelonës, Araujo.

Nunez pozoi me fanelën e Araujot, mbrojtësit uruguajan që duhet të futet në operim pas lëndimit që pësoi javën e kaluar./Indeksonline/