75 Mall Live Search
23:10 / E Diele, 30 Prill 2023 / C E

100 ndeshje me Milan, Tomori: Kënaqësi të vesh këtë fanellë

Me ndeshjen kundër Romës, që u mbyll me barazimin 1-1, Fikayo Tomori arriti kuotën e 100 paraqitjeve me Milanin.

Në një reagim në rrjetet sociale, mbrojtësi u shpreh i lumtur që mban fanellën “kuqezi”.

 “100 paraqitje për këtë klub. Është kënaqësi të vesh këtë fanellë”-shkruan Tomori.