75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / S Z

100 për qind kamatë mujore, arrestohen dy të dyshuar për fajde, në Prizren

Janë arrestuar dy persona nën dyshimin për fajde. Të dy dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar kamatë mujore prej 100 për qind ndaj viktimës.

“Prizren 13.12.2026   Me 19.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur, duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.