75 Mall Live Search
12:22 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

100 policë nga Tirana mësyjnë në paraburgimin e Vlorës

Rreth 100 efektivë policie nga Tirana kanë zhvilluar një aksion “blic” paraditen e sotme në institucionin e paraburgimit të Vlorës. Gazetari i “ABC” Elton Nikaj ka siguruar pamjet e momentit kur skuadra nga Tirana kryen kontrollin në paraburgimin e qytetit bregdetar në jug të vendit.

Në shënjestër kanë qenë qelitë e të dënuarve për të zbuluar nëse posedojnë sende të jashtëligjshme. Bilanci i operacionit që zgjati një orë ende nuk dihet, ndërsa në orët në vijim pritet që të ketë një informacion zyrtar nga policia e shtetit.