100% Solskjaer, sot edhe Arsenalit iu bë terr
Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon ecurinë fantastike me Manchester United. Trajneri norvegjez ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Arsenali në kuadër të FA Cup duke e eliminuar skuadrën e Unay Emery.
1-3 ishte rezultati i fitores me vlerë kualifikimi. Dy asiste nga Lukaku në pjesën e parë u shëndrruan në gola nga Sanchez e Lingard. Aubameyang shënoi në fund të pjesës së parë për 1-2.

Kur vendasit po tentonin barazimin e rezultatit, United u përgjigj me gol të cilin e realizoi Martial pas një reagimi të ngathët nga portieri Cech.
Solskjaer ka bilanc 100% në ndeshjet e para si trajner i Manchester United./Indeksonline/
#ARSMUN #EmiratesFACup
— Auba ? (@Auba_55) January 25, 2019
Man United thrid goal scored by MARTIAL pic.twitter.com/G3vBbUdwWg