100-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës duke shpërthyer granatën e dorës

IndeksOnline ka raportuar pak më parë për një shpërthim të ndodhur mbrëmë në qendër të Klinës, në një shtëpi tre katëshe.
Burimet brenda policisë kanë thënë se një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke shpërthyer granatën e dorës.
Sipas informacioneve të para, personi i vdekur është rreth 100 vjeç ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur menjëherë të gjitha njësitet e policisë, përfshirë edhe skuadrën e bombave për të kontrolluar nëse ka ndonjë bombë tjetër të pashpërthyer.
Hetimet po vazhdojnë ende./IndeksOnline/