1000 gjoba të shqiptuara nga policia në Ferizaj brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që kaloi, nga data 06-12/01/2025 ka shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 3 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, janë raportuar 39 aksidente, prej tyre, 16 me lëndime, 22 me persona të lënduar dhe 23 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor./Indeksonline/