75 Mall Live Search
20:36 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / C E

1000 gola në Evropë dhe tri pikë të arta ‘dhuratë’ nga Benzema

Real Madrid ka mposhtur Shakhtar Donetskin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ishte Karim Benzema ai i cili ia dolli fitoren skuadrës madrilène, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi francez kaloi Realin në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes pas një asistimi të Vinicius Junior.

Në minutën e 39-të Shakhtari barazoi rezultatin me anë të Fernandos.

Golin e fitores e shënoi Benzema në minutën e 61-të të ndeshjes.

Real Madrid është në vendin e parë në grup me 9 pikë, 3 më shumë se Sheriffi dhe pesë më shumë se Interi. /IndeksOnline/