100€ shtesë për punëtorët e KEK-ut në tre muajt e ardhshëm

Të gjithë punëtoret e KEK-ut në tre muajt e ardhshëm do të marrin nga 100 euro shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia, shkruan Indeksonline.
Kështu thuhet në një postim të Sindikatës së Re të KEK-ut në Facebook.
“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, siq kemi kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut në tre muajt e ardhshëm të stimulohen punëtorët nga 100€ shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia, sot bordi vendosi që kjo kërkesë të realizohet, dhe mbetet që kërkesat tjera të negociohen dhe të realizohen në të ardhmen. URIME PUNËMARRËS“.