75 Mall Live Search
07:19 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

101 ditë të COVID-19 në Kosovë, ky është numri i personave aktiv të infektuar me të!

2 mijë e 169 persona figurojnë si të infektuar nga koronavirusi në Kosovë. 1 mijë e 47 janë shëruar, kurse humbën jetën 36 persona.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 mijë e 86, numër ky që ka ndikuar edhe në mbingarkimin e Klinikës Infektive në QKUK.

Sot kur edhe shënon dita e 101 e këtij virusi, komunat të cilat prijnë me numrin e rasteve janë këto: Prishtina, Vushtrria, Prizreni.

Numri i pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme ishte gjithsej 94 pacientë, 83 prej tyre të prekur me COVID-19.

Së fundi në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren, ku edhe u konfirmuan 96 raste gjithsej.

Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga IKSHPK rezultoi se numri më i lartë i të infektuarve të jetë nga komuna e Gjilanit.

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se ky trend i rritjes është shqetësues, derisa sipas shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapacitet shëndetësor i Kosovës, i cili sipas tij po ngarkohet dita ditës.

Qytetarë të dashur, Ju lutem t’i zbatoni këshillat sot, sepse nesër mund të jetë vonë:
1. Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!
2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska!
3. Mbani higjienën e duarve!

Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira.

Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona!”, tha ndër të tjerash ai./Indeksonline/