101 vjeçari italian lirohet nga spitali, pasi është shëruar nga koronavirusi

Një burrë 101 vjeç është liruar nga spitali pasi u shërua nga koronavirusi, ka treguar nënkryetari i qytetit Rimini.
Burri 101 vjeçar ishte dërguar javën e kaluar në spital pasi kishte dalë pozitiv për koronavirus, transmeton IndeksOnline.

Kurse shërimi i tij sipas nënkryetarit është i jashtëzakonshëm dhe ka dhënë shpresë edhe për të tjerët.
Deri më tani në Itali janë konfirmuar 80.589 raste me korona virus kurse kanë vdekur 8.215 njerëz./IndeksOnline/.