16:02 / E Diele, 17 Tetor 2021 / AR

102 vjeçarja në Isniq të Deçanit: Votova për një jetë më të mirë

Një 102 vjeçare ka votuar para pak çastesh në fshatin Isniq të Deçanit.

Ajo para mediave tha se gjithmonë ka votuar.

“Gjithmonë kam votuar, krejt duhet me votu për një jetë më të mirë”, tha ajo.

102 vjeçarja ishte e shoqëruar nga familjarët e saj gjatë votimi.

Ndryshe, deri në ora 15:00 kanë votuar 26,9 për qind e qytetarëve.