75 Mall Live Search
15:34 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / KV

105-shi i VV-GUXO, Tafil Peci i dhuroi presidentes Osmani një pikturë të punuar nga ai

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Peci, pak ditë pas marrjes së detyrës, ku i pranishëm në takim ishte edhe bashkëthemeluesi i GUXO-s, Tafil Peci.

Artisti i shquar Tafil Peci, që në këto zgjedhje mban numrin 105 në listën e VV-GUXO, i ka dhuruar presidentes Osmani një pikturë të punuar nga ai.

105-shi i VV-GUXO, Tafil Peci thotë së arti është zë i fuqishëm i identitetit dhe kulturës sonë.

Postimi i Tafil Peci:

Arti vazhdon të jetë një zë i fuqishëm i identitetit, kulturës dhe vizionit tonë për të ardhmen, duke na bashkuar përtej roleve dhe funksioneve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi Kryetarin e Komunës, Faton Peci, me ç’rast i dhurova Presidentes një pikturë.