1055 tiketa trafiku ka lëshuar policia për 24 orë, një i vdekur në aksident
Numri i aksidenteve për dallim nga dita e shtunë, ka pasur rënie në vendin tonë.
Fatmirësisht nga 100 sa u shënuan të shtunën, dje kanë ndodhur vetëm 47.
Megjithatë një viktimë u shënua, derisa 14 të tjerë u lënduan, përcjellë Indeksonline.
Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 1055 tiketa trafiku.
Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 18 persona, e 10 nga ta po mbahen deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./Indeksonline/
(FOTO ILUSTRIM)