75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / k.v

1077 gjoba për shkelje trafiku, në Gjilan, gjatë një jave: Policia apelon për kujdes në rrugë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, së bashku me Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, kanë shqiptuar 1077 gjoba në trafik gjatë periudhës 20.12.2024 – 26.12.2024. 

Gjatë kësaj jave janë regjistruar gjithashtu 40 aksidente, prej të cilave 23 ishin me dëme materiale dhe 17 me të lënduar. Po ashtu, 15 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike. 

Policia e Gjilanit apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë në rrugë. 

🔸 Përdorimi i rripit të sigurisë është thelbësor për uljen e rrezikut të lëndimeve dhe vdekjeve në aksidente. 

🔸 Fëmijët duhet të jenë të sigurt dhe të vendosur në akomodim të posaçëm në automjete. 

🔸 Mosrespektimi i këtyre masave sanksionohet me ligj. 

Policia kujton se kujdesi i shtuar dhe respektimi i rregullave në trafik janë çelësi për një mjedis rrugor më të sigurt.