75 Mall Live Search
17:48 / E Diele, 31 Maj 2026 / F.R

108-shi i LDK-së jep një premtim të madh për Suharekën

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valon Prestreshi, sot në fushatë në Suharekë ka prezantuar një projekt madhor për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë.

Prestreshi ka premtuar ndërtimin e pendës në fshatin Dragaqin dhe krijimin e një sistemi modern të ujitjes për tokat bujqësore të Suharekës, shkruan IndeksOnline.

Gjatë aktiviteti elektoral në Suharekë, Prestreshi tha se projekti parashihet të kushtojë rreth 25 milionë euro dhe synon të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për sektorin e bujqësisë.

“Ndërtimi i pendës në fshatin Dragaqin dhe njëkohësisht edhe shtrirja e kanalit të ujitjes për krijimin e sistemit të ujitjes për tokat e Suharekës. Kostoja e këtij projekti është 25 milionë euro, andaj unë e kam dhënë edhe si premtim elektoral që do të angazhohemi ta fusim këtë projekt gjigant në buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Prestreshi./IndeksOnline/