08:08 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

108 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot janë bërë 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës./Indeksonline/