75 Mall Live Search
17:54 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zelanda e Re në festë hiqen masat parandaluese antiCovid-19

Rastet me Covid-19 po rriten në gjithë botën duke e çuar numrin në total mbi 35 milionë. Ndërkohë një lajm i mirë vjen nga Zelanda e Re, e cila po feston, faktin se aty zyrtarisht nuk ka asnjë rast të ri infektimi.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë njoftuar ditën e sotme se gjashtë personat e fundit të infektuar janë shëruar dhe brenda dhjetë ditësh nuk ka asnjë rast të ri infektimi.

Sipas DailyMail, Zelanda e re kaloj mbi 3 muaj pa anjë rast të ri infektimi, ndërsa në muajin gusht u raportuan sërish të infektuar, por tashmë duket se dhe qyteti i fundit që ishte me masa kufizuese Auckland do ti heq ato ditën e sotme.

Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë Chris Hipkins ka thënë se lajmi se nuk ka asnjë të infektuar, është një moment historik për vendin.

 “Sistemet që janë zhvilluar dhe forcuar që nga vala jonë e parë e COVID-19 kanë punuar në mënyrë shumë efektive për të ndjekur virusin, për ta izoluar atë dhe për ta eleminuar atë,”-ka thënë ai.

Masat do të ndryshojë në gjithë qytetin ku nuk do të ketë asnjë kufizim, nuk do ndalohet grumbullimi i njerëzve në grupe mbi 100 persona dhe nuk do detyrohen rregulla për distancimin social në bare dhe restorante.