11 aksidente e 134 tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit

11 aksidente janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.
Pesë prej tyre ishin me të lënduar, kurse gjashtë të tjerë me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Për shkak të mos-daljes së qytetarëve vërehet edhe rënia e numrit të shpërndarjes së gjobave.
Në 24 orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar vetëm 134 tiketa trafiku./Indeksonline/