11 aksidente me lëndime në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se janë raportuar 25 aksidente, prej tyre 11 aksidente me lëndime, 16 persona të lënduar, dhe 14 aksidente me dëme materiale.
”Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 09-15/12/2024 ka shqiptuar 1026 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 6 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor. Ndërsa, janë raportuar 25 aksidente, prej tyre; aksidente me lëndime, 11 persona të lënduar, 16 aksidente me dëme materiale gjithsej 14”, thuhet në komunikatë,
Policia rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelohet në njoftim.