75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / G T

11 arbitra shqiptarë në ndeshjet e UEFA Conference-League-s

11 arbitra shqiptarë janë vendosur për t’i ndarë drejtësitë në ndeshjet e UEFA Conference League-s, shkruan Indeksonline

Florian Lata për herë të parë gjykon në fazën e ligës. Së bashku me Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun si asistentë, Enea Jorgjin arbitër të katërt, Kreshnik Barjamajn në VAR dhe Kreshnik Cjapin në AVAR do të vendosin drejtësi në Slovan Bratislava-Hacken.

Për Dynamo Kyiv-Noah janë përzgjedhur Juxhin Xhaja, Arber Zalla, Rejdi Avdo, Olsion Yzeiraj dhe Albert Doda në AVAR.