75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / B O

11 arsye pse duhet ta votoni 11-shin e PDK-së në Istog

Kandidatura për asamble e Dardan Kaliqanit në Istog ka gëzuar përkrahje të madhe.

11-shi i PDK-së ka qenë mjaft aktiv me kandidimin e tij duke paraqitur para qytetarëve të Istogut arsyen pse i është futur garës dhe top prioritet e tij si zë qytetar.

Si një i ri me plot energji, Dardan Kaliqani ka premtuar përkrahje konkrete për rininë istogase duke prezantuar shumë projekte inovative.

Ka shumë arsye se pse mund të votoni për 11-shin e PDK-së në Istog.

1.Është i shkolluar, i diplomuar në gjuhë dhe letërsi angleze
2.Punon në postën e Kosovës dhe në kohën e pandemisë është vlerësuar si punëtori më i mirë
3.Njihet për sjelljen e zellshme ndaj qytetarëve
4.Rrjedhë nga një familje e arsimuar
5.Njihet për aktivitetin në PDK që në fillet e para
6.Ka vizituar secilën fshat e lagje të Istogut ku është njohur me problematikat reale
7.Ka në plan disa projekte inovative për promovimin e teknologjisë
8.Është i ri dhe njeh mirë problemet e rinisë istogase ku ka punuar me disa OJQ
9.Njihet për kontributin e dënë në ruajtjen e ambientit
10.Është shok ndër vite me kandidatin për kryetar nga PDK, Ali Nimanaj dhe nipi i drejtorit të Shëndetësisë, Mujë Osmanaj
11.Premton përfaqësim dinjitoz e të sinqert karshi kërkesave të qytetarëve në Istog