75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

11 foshnja vdesin në spital prej një infeksioni, dorëhiqet ministri

Njëmbëdhjetë foshnja të sapolindura gjetën vdekjen në spitalin e Rabta në Tunizi, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një infeksioni.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, ministri i Shëndetësisë Abderraouf Cherif, dha dorëheqjen.

Ndërkohë Kryeministri Youssef Chahed, e pranoi dorëheqjen e ministrit dhe kërkoi nisjen e një hetimi të thelluar për të zbuluar shkaqet e vdekjes së foshnjave.

Fëmijët ndërruan jetë në datat 7 dhe 8 mars si pasojë e një infeksioni.

Dyshohet se infeksioni mund të jetë shkaktuar nga një medikament venoz, i cili përdoret zakonisht tek fëmijët që vijnë në jetë para kohe.

Paraprakisht dyshohet se ky produkt ushqyes, ishte i skaduar.

Të paktën kështu rezulton nga analizat e para të kryera tek foshnjat.