75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

11 milionë euro më shumë për Ministrinë e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë do të ketë edhe 11 milionë euro më shumë. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ministri i këtij dikasteri, Uran Ismaili.

Këto mjete, ai thotë se do të përdoren për sigurimin e barnave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“11 milionë euro më shumë. Qeveria e Kosovës, pas kërkesës sonë, sapo miratoi vendimin për ndarjen e 11 milionë eurove shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë.

Këto mjete do të përdoren për sigurimin e barnave dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë. #ShërbimeTëMerituara #Prioritet”, ka shkruar ai.