08:34 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

11 pacientë në gjendje të rëndë nga Covid në Spitalin e Pejës

64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve siç njofton spitali 44 janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Në anën tjetër bëhet e ditur se 2 pacientë janë shëruar.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, 1 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

322 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,546

analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.