75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / MSH1

11 policë të lënduar nga protesta para Kryeministrisë

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë, shkruan abcnews.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar disa nga personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.