11 rregullat e suksesit të Apple, të shtypura pas çdo ID-je në këtë kompani [FOTO]
Këto rregulla ishin udhëzues për çdo punëtor në këtë kompani.
Blogeri ‘wowbobwow’ pa publikuar një foto të pjesës së pasme të kartelës identifikuese si punëtor i Apple në vitin 2004. Aty shihen 11 rregulla të prezantuar nga nën presidenti i Apple John ‘JB’ Brandon, transmeton Express. Kjo listë rregullash quhej ‘Rregullat e Suksesit’, të cilën listë e gjeni në vazhdim.
1. Shkëputuni nga e vjetra, përfitoni nga e ardhmja
2. Gjithmonë thuaj të vërtetën, më mirë ta dëgjojmë lajmin e keq tani sesa më vonë.
3. Pritet niveli më i lartë i integritetit, kur ke dyshime, pyet
4. Mësoni të jeni një biznesmen i mirë, jo vetëm një shitës i mirë
5. Gjithkush fshin dyshemenë
6. Jini profesionistë në stil, fjalime dhe si përcillni gjërat
7. Dëgjojeni konsumatorin, ata gati çdo herë e kuptojnë atë
8. Krijo marrëdhënie fitues/fitues me partnerët tanë
9. Kujdesuni për njëri tjetrin, ndarja e informacioneve është gjë e mirë
10. Mos e merrni veten shumë seriozisht
11. Kënaquni, përndryshe nuk ia vlen
