75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

“11 shtatori tronditi botën, por s’e shoi shpirtin amerikan”

Shefi i Grupit parlamentar nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Haradinaj shkruan në rrjetin social Facebook se ky sulm e ka tronditur botën.

“Sulmi që tronditi botën. Por, nuk e shoi kurrë shpirtin e madh amerikan, veçsa e forcoi atë.

Në kujtim të viktimave të 9/11″, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se, sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3.000 njerëz. Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

Postimi i plotë i tij:

“11 shtatori 2001, sulmi që tronditi botën. Por, nuk e shoi kurrë shpirtin e madh amerikan, veçsa e forcoi atë.

Në kujtim të viktimave të 9/11.”