11 të lënduar nga sulmi me automobil në Londër
Sulmi me automobil ndaj kalimtarëve në Muzeun e Londrës që la 11 persona të lënduar, nuk ka lidhje me terrorizmin, deklaroi policia.
Një automobil jashtë Muzeut Natyral në Londër u përplas në turmën e njerëzve sot rreth orës 14:20 sipas kohës lokale.
Policia angleze më herët tha se në lidhje me sulmin është arrestuar një person, raporton bbc.
Nëntë persona si pasojë e lëndimeve të marra janë dërguar në spital./AktivPress