75 Mall Live Search
15:01 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

11 të vdekur e 688 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK-së dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24-orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes.
Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.
Rastet pozitive janë nga Prishtina 303 raste, Gjilani 39 raste, Prizreni 38 raste, Vushtrria 37 raste, Peja 32 raste, Fushë-Kosova 31 raste, Mitrovica 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjani 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenasi 16 raste, Vitia 16 raste, Obiliqi 14 raste, Suhareka 13 raste, Kamenica 8 raste, Gjakova 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtimja 5 raste, Podujeva 4 raste, Dragashi 3 raste dhe Novobërda 2 raste.

Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë! Mbajeni higjienën! Respektojeni distancën!