08:20 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

11 transferimet e dështuara të Manchesterit pas pensionimit të Ferguson

Prej largimit të Sir Alex Fergusonit, Manchester United ka dështuar të ngritet në nivelet më të larta si skuadër.

Afro 400 milionë euro janë shpenzuar në transferimin e 11 lojtarëve, që nuk arritën të tregonin potencialin e tyre në Old Trafford.

Djajtë e Kuq ishin në kërkim të zëvendësuesve si Robin van Persie e Wayne Rooney, mirëpo deri më tani nuk ia kanë dalë.

Për Romelu Lukakun ishin paguar 75 milionë funte, por sulmuesi belg nuk arriti të ambientohej, duke kaluar në verën e kaluar te Interi.

Transferim i shtrenjtë ishte edhe Angel di Maria, që kaloi nga Real Madridi për 59.7 milionë funte, e që u largua më pas në drejtim të Paris SaintGermain.

Transferime të dështuara ishin edhe ai i, Fred, Henrikh Mkhitaryan, Morgan Schneiderling, Memphis Depay, Marcos Rojo, Daley Blind, Matteo Darmian, Bastian Schweinsteiger, Radamel Falcao e Alexis Sanchez.