12:45 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

11 trupa të foshnjave gjinden në një ish shtëpi funeralesh në Detroit

Policia e Detroit ka gjetur 11 trupa të foshnjave në tavan të një ish shtëpie funeralesh.

Oficerët e Policisë ishin alarmuar për këtë rast pas një letre anonime, transmeton Indeksonline.

9 nga 11 trupat e foshnjave ishin të vendosura në një kuti kartoni  dhe brenda një arkivoli të vogël.

Disa nga foshnjat nuk kanë mundur të indetifikohen pasi që kanë qenë të sapo lindura kurse disa të tjera janë arritur të indetifikohen.

Kjo shtëpi funeralesh ishte mbyllur në muajin prill për shkak të kushteve të tmerrshme që kishte./Indeksonline/