11 vjet më parë, kur CR7-a prezantohej para 85 mijë tifozëve të Realit

Në po të njëjtën ditë si sot, 6 korrik, por 11 vjet më parë, në “Santiago Bernabeu” do të prezantohej ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo.
Ai vinte nga Manchester Unitedi, me një Champions të fituar, për t’u bërë “mbreti” i të bardhëve në 9 vjet të qëndrimit aty.
Plot 85.000 tifozë e përcollën në stadium prezantimin e tij.
Në këtë përvjetor ia vlen të rikujtojmë “plamaresin” e portugezit me fanellën e “Los Blancos”:

– 4 Liga Kampionesh
– 3 Botërorë për Klubet
– 3 Superkupa të Europës
– 2 tituj kampioni në La Liga
– 2 Kupa Mbreti
– 2 Superkupa të Spanjës
– 4 “Topa të Artë”
– 3 “Këpucë të Arta”
– 2 çmime “The Best FIFA”
– Golashënuesi më i mirë historik i klubit (450 gola në 438 ndeshje).