75 Mall Live Search
23:43 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / Gj. Sh

11 vite më parë u regjistrua në akademinë e Ronaldos, sot Kvaratskhelia e mposhti në Euro 2024

Khvicha Kvaratskhelia shënoi golin e parë për Gjeorgjinë në fitoren 2-0 kundër Portugalisë, ku siguaruan kualifikimin për në 1/16 e finales.

Sulmuesi i Napolit shënoi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Por interesant është fakti se Kvaratskhelia sot u përball në fushë kundër mësusit të fëmijërisë, Cristiano Ronaldos.

11 vite më parë, CR7 hapi një akademi futbolli në Gjeorgji dhe një nga fëmijët që u regjistrua ishte Kvaratskhelia.

Sot 23-vjeçari shënoi kundër Portugalisë së Ronaldos duke marrë tre pikë të rëndësishme, të cilat e kualifikuan Gjeorgjinë në mesin e 16 skuadrave më të mira të evropianit.

Në 1/8 e finales, Gjeorgjia do të përballet me Spanjën./IndeksOnline/