11-vjeçari dyshohet se vrau prindërit që e adaptuan
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur banorët e një qyteti të vogël në New Hampshire. Një fëmijë, rreth 11-vjeçar është duke u akuzuar për vrasjen e dy prindërve të tij, në mëngjesin e së premtes në shtëpinë e tyre rurale, transmeton Indeksonline.
Pasi morën një informatë rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, policët arritën në fermën e familjes Eckert dhe gjetën Lizette, 50-vjecare, nënë e tre fëmijëve, të vdekur derisa burri i saj, James ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra me armë zjarri.
Pas bastisjeve dy orësh dhe mbylljen e shkollave lokale, hetuesit gjetën të dyshuarin- një djalë 11-vjeçar. Ai është gjetur rreth orës 9 e 30 të mëngjesit në pyllin që rrethonte vendbanimin e familjes Eckert në Dobbins Way.
Në një konferencë shtypi javën e kaluar, ndihmës prokurori i përgjithshëm, Geoffrey Ward, nuk ishte në gjendje të komentonte mbi lidhjen e djalit me viktimat.
Ward nuk pranoi të komentojë se kush i lajmëroi për rastin, çfarë lloji të armës ishte përdorur, dhe se si 11-vjeçari ishte identifikuar si i dyshuar dhe nëse ai ishte plagosur.
Djali ka të ngjarë që të jetë personi më i ri të përballet me akuzat për vrasje në historinë e shtetit, njoftoi Concord Monitor.
Autopsitë zbuluan se James dhe Lizette vdiqën nga një armë e vetme në kokë./Indeksonline/