11 vjeçari që ndërroi jetë dje në aksident, ishte nipi i heroit të kombit Xhevat Jusufi
Gjatë ditës së djeshme një aksident fatal ka ndodhur në Mitrovicë, ku një 11 vjeçar u godit për vdekje nga një autobus.
Sipas informacioneve të para, Xhevat (Esat) Jusufi ishte nxënës në shkollën e Futbollit Lushta, e ishte pikërisht autobusi i klubit që i mori jetën.
Ndërsa, tani mësohet se 11 vjeçari kishte trashëguar emrin e gjyshit të tij, dëshmorit të kombit Xhevat Jusufi, shkruan Indeksonline.
Xhevat Jusufi, ishte komandant i UÇK-së për logjistikë i Zonës Operative të Shalës, i cili ra heroikisht 19 vjet më parë, në fshatin Smrekonicë të Komunës së Vushtrrisë./Indeksonline/