16:03 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / B O

11-vjeçarja dëshiron të dalë në pension sepse fiton 85,000 euro në muaj!

Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare ajo tashmë kishte një Mercedes para garazhit. Njëmbëdhjetë vjeçarja australiane Pixie Curtis hapi një dyqan online gjatë pandemisë së koronavirusit , duke shitur harqe, shirita flokësh dhe “spinners”.

Pixie arriti të fitojë rreth 85,000 euro në muaj. Kjo është arsyeja pse ajo tani dëshiron të pensionohet në moshën njëmbëdhjetë vjeçare.

Nëna e saj, e cila është edhe menaxherja e saj ka folur për planet e vajzës, shkruan Indeksonline.

“Pixie vendosi të heqë dorë nga dyqani i saj online dhe të fokusohet në fillimin e shkollës së mesme. Në muajin e parë vajza ka fituar rreth 130 mijë euro me dyqanin e saj online” ka thënë Roxy.

Sipas nënës së saj, ajo mund të kishte dalë në pension si milionere në moshën 15-vjeçare, por ajo kohë ka ardhur më herët se sa pritej.

“Gjatë muajve të fundit ne kemi diskutuar planet e ardhshme të biznesit si familje dhe kemi vendosur se është koha të fokusohemi në shkollën e mesme, edhe pse ky rrugëtim që filloi tre vjet më parë ka qenë i mahnitshëm”, tha më tej mamaja Roxy.

Por çfarë bën njëmbëdhjetëvjeçarja me kaq shumë para?

Ajo bleu një Mercedes G-Class, i cili kushton rreth 120,000 euro, ani pse i njëjti qëndron vetëm në garazh./Indeksonline/