23:47 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

11-vjeçarja në Britaninë e Madhe sjell në jetë një foshnje, shokohet familja

Një vajzë 11 vjeçare besohet se është nëna më e re në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave të huaja e mitura ka sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa ka lindur foshnjën e saj në fillim të qershorit, pas 30 javësh shtatzënë.

“Kjo është nëna më e re për të cilën kam dëgjuar ndonjëherë. Pesha ndikon në shumë hormone. Për shkak se fëmijët janë më të rëndë, puberteti po ndodh më herët këto kohë”, është shprehur Dr. Carol Cooper.

Në artikullin e publikuar në NYP thuhet se familja e të miturës është tronditur, ndërsa theksohet se këta të fundit nuk e dinin se vajza e tyre 11-vjeçare po priste një fëmijë.

“Ka ardhur si një tronditje e madhe”,-ka thënë për mediat britanike një burim që e njeh familjen.

Nëna më e re në Britani ishte më parë Tressa Middleton, e cila ishte 12 vjeç dhe lindi në vitin 2006, ndërsa siç duket tashmë rekordin e ka thyer 11-vjeçarja identiteti i të cilës nuk është bërë publik.