75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish-presidenti i Barcelonës rrezikon 11 vite burg

11 vjet burg dhe 59 milionë euro. Ky është dënimi që kërkon Porkuroria e Gjykatës Kombëtare të Spanjës. Ish-presidenti i Barcelonës akuzohet për pastrim parash dhe për organizimi kriminal. Dënimi me burg është kërkuar për organizimin kriminal ndërsa dënimi me gjobë për pastrimin e parave të Konfederatës së Futbollit të Brazilit.

Kështu prokuroria nuk është ndalur me kaq, por kërkon gjithashtu edhe 7 vjet burg për gruan e Rosell dhe 10 vjet burg më avokatin e tij. Ndërkohë Prokuroria bën me dije se ka që nga viti 2006 që Sandro Rosell e ushtronte këtë lloj veprimtarie.

Temat: