11-vjet pa Dr.Florin, Landi e kujton me mall
Sot shënohen 11 vjet pa një nga zërat më unikë dhe artistët më të kompletuar të muzikës shqiptare, Dr. Florin. Një datë që sjell nostalgji dhe kujton një humbje të madhe, por që gjithashtu na kthen te pasuria artistike që ai la pas.
Mikun dhe kolegun e tij të pandarë, bashkë-themeluesin e grupit legjendar “West Side Family”, e ka kujtuar sot Landi. Me anë të një postimi në Instagram, Landi ka ndarë fjalë prekëse, duke cituar edhe vargjet e këngës së tyre ikonike.
“11 vite pa Dr. Flori 🙏🏻 Githçka ende ndodh, jetojmë në Tironë… Jeta shkon dhe kujtimi mbetet! 🙏🏻” – shkruan Landi krahas fotos së mikut të tij të ndjerë.

